PRISHTINA FINALISTJA E PARË E KUPËS TE FEMRAT
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina është ekipi i parë që arrin në finale të Kupës së Kosovës për femra.
Skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur sot thellë Trepçën e Mitrovicës 86-50.
Komplet skuadra e Prishtinës shënoi pikë e më të dalluarat ishin, Diellza Dekaj me 16 pikë, Sarah Mgbeike me 12, si dhe Tynice Martin e Marigona Rushiti me nga 10 sosh.
Te Trepça, vetëm Tasharra Jeffries arriti pikë dyshifrore, plotë 36 sosh.
Në finale Prishtina do të takohet me fituesin e duelit, Penza – Bashkimi, që zhvillohet nesër.
Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.