Basketboll

VENDIM I PRERË, ASNJË NJERI I PAVAKSINUAR NË ”KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga 9 deri më 13 Shkurt në palestrën “Karagaçi” do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Kosovës Agim Lluka, ku pritet spektakël i basketbollit.

Në palestër ndeshjet mund t’i përcjellin vetëm personat që janë të vaksinuar, ose ata të cilët e kanë kaluar Covidin dhe me një test negativ. Në njoftimin e fundit të FBK-së thuhet se të gjithë të pavaksinuarit nuk do të lejohen të hyjnë në palestër dhe ky rregull vlen për të gjithë e nuk do të ketë përjashtime. Personat që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyn fare në palestër.

Tutje thuhet se të gjithë personat që hyjnë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me institucionet përkatëse janë në përkahje të fushatës së vaksinimit dhe Final 8 Kupa e Kosovës është një ngjarje e madhe e basketbollit, ku do të kenë çasje vetëm të vaksinuarit.

Në fund thuhet se FBK gjithnjë ka respektuar masat anti Covid, dhe ju bënë thirrje të gjithëve të vaksinohen, duke respektuar udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.