5SHJA DHE MVP NGA ÇEREKFINALET E KUPËS SË KOSOVËS
5-SHE E FORTE, POR EDHE MVP INTERESANT...
1. Plejmejkeri i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës shpallet, Valon Bunjaku i cili në fitoren e madhe të Bashkimit ndaj rivalit lokal, ishte pre lojtarëve më të dalluar dhe afër shifrave magjike triple-double me 16 pikë, 9 kërcime, 8 asiste, por edhe 2 vjedhje topash e 1 bllokadë. Bunjaku kishte 5 dyshe nga 8 tentime dhe dhe 2 treshe nga 5 tentime për indeksin solid +26, njëherazit më të lartin nga plejmejkerët.
2. Fundori i çerekfinaleve të Kupës vendoset Dachon Burke i skuadrës së Prishtinës në duelin ndaj Pejës të cilin edhe pse skuadra e tij e humbi ai ishte fantastik me 22 pikë, 5 kërcime, 2 asiste, 4 vjedhje topash e 1 bllokadë. Burke kishte 8 dyshe nga 11 tentime, 1 tresh nga 1 tentim dhe 3 gjuajtje të lira nga 4 tentime, gjersa kjo performancë fenomenale i dha atij indeksin e lartë prej +30.
3. Në pozitën e alos e kemi njeriun më meritor pse Peja e mposhti Prishtinën dhe kaloi në gjysmëfinale, Dardan Berisha i cili pa mëdyshje ishte vendimtar pse Peja e fitoi përballjen e vështirë ndaj kryeqytetasve. Aloja pejane i realizoi plotë 34 pikë, prej tyre 100% i saktë nga gjuajtjet e lira (7/7), kishte 5 treshe nga 11 tentime dhe shtoi 6 dyshe nga 13 tentime, por shtoi edhe 6 kërcime, 4 asiste e 1 vjedhje topi. Kjo bëri që ai të jetë larg aloja më e mirë e kësaj faze të Kupës së Kosovës me indeksin +27.
4. Në pozitën e alo-qendrës vendoset një individ i Golden Eagle Yllit. Henrik Shirko që performoi mjaftë mirë në fitoren ndaj autsajderit, Dritës. Kroati realizoi double-double prej 12 pikëve (6/6 nga dyshet) 10 kërcimeve, por që shtoi edhe 4 asiste dhe 3 topa të vjedhur. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta +25 për kte javë.
5. Dhe në pozitën e qendrës e kemi qendrën e fuqishme të Bashkimit, John Florveus i cili sonte ishte fantastik në fitoren befasuese të Bashkimit ndaj Prizrenit 16 me double-double fenomenal prej 22 pikëve e 11 kërcimeve, por që realizoi edhe 5 bllokada e 2 vjedhje topash. Pikët e amerikanit erdhën nga 10 dyshe dhe 2 gjuajtje të lira e i gjithë ky aktivitet i dha atij indeksin më të lartë në çerekfinalet e Kupës kosovare.
_______________________________________________________________________
MVP I ÇEREKFINALEVE TË KUPËS SË KOSOVËS.
JOHN FLORVEUS – BASHKIMI.
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në çerekfinalet e Kupës së Kosovës me plotë meritë i takon qendrës fantastike të Bashkimit, John Florveus i cili tregoi aftësitë e tij në duelin vendimtar për portokallinjët.
John ishte fenomenal, ndaj Prizrenit 16 duke shënuar 22 pikë, kapur 11 topa, bërë 2 asiste dhe bllokoi plotë 5 topa nga kundërshtarët. Shënimet e Florveus erdhën kryesisht nga dyshet ku prej 15 tentimeve qëlloi 10 herë dhe kishte 2 gjuajtje të lira nga 4 tentime. Për këtë performancë fantastike, ai u notua me indeksin më të lartë të kësaj faze nga gjithë lojtarët e ekipeve +31 dhe shpallet MVP nga ASISTI.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.