Basketboll

YLLI PA TELASHE NË GJYSMËFINALE TË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës.

Skuadra therandase e mposhti pak çaste më parë Dritën e Gjilanit me rezultatin e thellë 116-57, me duelin që u mbylll pa ndonjë historik interesant dhe me Yllin që fitoi gjitha periodat e duelit (21-14, 31-9, 35-19, 29-15).

Pothuajse komplet ekipi i Dritës luajti dhe shënoi pikë në këtë fitore të therandasve sonte e më të dalluarit ishin, Gëzim Morina me 18 pikë, Ardit Pepaj me 16, Henrik Shirko, Erjon Kastrati e AJ Sumbry me nga 12, Leon Neziri me 11 e vëllezërit, Drilon e Altin Shala me nga 10 pikë.

Te Drita me lojë të mirë u dalluan, Isaiah Johnson e Qëndrim Demi me nga 14 pikë.

Në gjysmëfinale, Ylli takohet me fituesin e duelit të sontëm Bashkimi – Prizreni 16.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.