FITUESI I KUPËS TË FEMRAT MBETET PA TRAJNER, LARGOHET JUXHIN SHAQIRI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra fituese e Kupës së Kosovës për vitin 2022 te femrat, KBF Bashkimi ka mbetur pa trajner.
AsistiOnline.com ka mësuar se trajneri i deritanishëm i skuadrës, Juxhin Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë që mbante në klub.
Sipas burimeve tona, Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te vashat portokallinje për arsyje personale, derisa klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka pranuar atë.
Të kujtojmë se nën-drejtimin e Shaqirit, Bashkimi dje e fitoi Kupën e Kosovës për femra, duke e mposhtur Prishtinën në finalen e zhvilluar në ”Karagaç” të Pejës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.