Basketboll

SHPRESA E PRIZRENIT, SARA VRANIQI MVP TE FINALJA E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas finales së Kupës te konkurenca e femrave, shpërblimi për lojtaren më të mirë të ndeshjes u dha edhe tek kjo kategori.

Sara Vraniqi u përzgjedh MVP e finales së madhe ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.

Basketbollistja shpresë e qytetit të Prizrenit në këtë sport magjik, ishte fantastike përballë Prishtinës me 35 minuta në parket dhe 18 pikë, 9 kërcime e 2 asiste të realizuara.

Bashkimi e mposhti Prishtinën në finale me rezultatin 54-69, duke fituar në fund Kupën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.