ANDI SHEHU LARGOHET NGA BASHKIMI, I HAPUR PËR EKIPET E INTERESUARA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në fillim të stinorit e prezantoi njërën prej ardhjeve më të bujshme vendore, Andi Shehun për edicionin 2021/22.
Por ende pa filluar mirë stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar, djaloshi që për një kohë të gjatë ka luajtur edhe në Slloveni, Andi Shehu në një prononcim për AsistinOnline ka konfirmuar ndarjen me skuadrën nga vendlindja.
Aloja 202 centimetërshe te Bashkimi sivjet u paraqit në 17 ndeshje me 7.4 pikë, 5 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje.
Shehu ka pranuar poashtu se është i hapur për ekipet e interesuara dhe se vazhdon të mbahet mirë me formë, përkundër largimit nga ekipi i Bashkimit.
Të kujtojmë se Shehu në edicionin e kaluar shkëlqeu me fanelën e Vëllaznimit në elitën e basketbollit kosovar, duke qenë prej individëve më të dalluar të ekipit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.