EKSKLUZIVE: LARGIMI I SEMSETTIN BAS NGA PEJA, VETËM ÇËSHTJE ORËSH
Prishtinë(AsistiOnline) – Eliminimi hershëm nga gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës nuk kanë lënë shije të hidhur vetëm për tifozët por edhe drejtuesit e KB Peja.
Sipas informatave që posedon AsistiOnline.com, largimi i trajnerit turk Semsettin Bas nga verdhezinjët është vetëm çështje kohe dhe mund të zyrtarizohet shpejtë.
Bas u emërua në krye të Pejës në korrik të 2021-tës dhe që nga atëherë në 32 ndeshje të gjitha garat me pejanët ka 20 fitore e 12 humbje, por në faza kualifikuese, si në gjysmëfinale të Superkupës ashtu edhe në të Kupës ka pësuar disfata.
Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet ky lajm dhe se kush do e marrë drejtimin e kampit pejan.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.