Basketboll

EKSKLUZIVE & ZYRTARE: FRANKO STERLE MERR DREJTIMIN E KBF BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të Juxhin Shaqirit nga posti i trajnerit, nuk ka vonuar shumë dhe skuadra prizrenase shpejtë ka gjetur zëvendësin e tij.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se drejtuesit e skuadrës tashmë kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin kroat, Franko Sterle.

Ky i fundit është bërë tashmë emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi fillimisht në stinorin e kaluar e drejtoi ekipin e meshkujve të Bashkimit në elitën kosovare e më pas sivjet e drejtoi Vëllaznimin në Ligën e parë, ku pas dorëheqjes i la këta të fundit në pozitën e parë me seri prej 9 fitore nga 9 ndeshje.

Përpos drejtimit të skuadrave kosovare, Sterle ka përvojë 6 vjeçare si ndihmës trajner te skuadra e madhe kroate, Zara kampione aktuale e shtetit në fjalë. Nga përvojat e Sterles që vlejnë të ceket janë edhe drejtimi në mënyrë zingjirore si trajner i parë i gjeneratave të reja të Zarës si: U-12, U-14, U-16 dhe U-18. 

Bashkimi pritet që brenda pak orëve ta zyrtarizojë arritjen e ujdisë me Sterlen.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.