Basketboll

VIDEO LAJM: EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION, IRONI RAIN NAHARIYA – SIGAL PRISHTINA

SONTE NGA ORA 19 NË ART SPORT 3, BETEJA VENDIMTARE PËR LIDERSHIP

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampionia e Balkan League dhe skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina sot  zhvillon duelin vendimtar të fazës grupore në kuadër të Grupit B të Ligës Ballkanike (Delasport Balkan League) kundër skuadrës Ironi Rain Nahariya.

Dueli i cili vendos për pozitën e parë në grup zhvillohet në palestrën ”Ein Sara Sport Hall” në qytetin Nahariya në Izrael dhe fillon nga ora 19:00 me transmetim direkt dhe ekskluziv në Art Sport 3 në Artmotion me komentin e zjarrtë të Arbon Flugajt.

 

 

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com i cili në vazhdim ju rikujton raportin e ndeshjes së parë kurse Sigal Prishtinës i urojmë suksese në duelin e sotëm

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE : SIGAL PRISHTINA NDËRPRET SERINË PREJ 6 FITOREVE RRESHT TË IRONI RAIN NAHARIYA E MPOSHT 84:61

Sigal Prishtina ka mposhtur konkurrentin direkt për vendin e parë në Grupin B të Ligës Ballkanike, skuadrën Ironi Rain Nahariya me rezultat të thellë 84:61duke u ngritur në pozitën e parë në grup. Ishte kjo fitorja e gjashtë dhe shumë e rëndësishme e prishtinasve të cilët javën e kaluar pësuan disfatë befasuese nga Ibri në Rozhajë dhe njëherësh me këtë triumf ua kanë ndërprerë serinë prej 6 fitoreve rresht izraelitëve. Duhet theksuar se Ironi i cili edicionin e sivjetmë e filloi me disfatë në shtëpi nga Beroe por në vazhdim fitoi 6 ndeshje rresht, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e fundit të zhvilluara një pas një, gjatë turneut tre ditor Ballkanik.

Të hënën në Shkup, Ironi kishte mposhtur TFT-në me rezultat minimal 67-66 pas një finishi dramatik kurse të martën në Rozhajë mposhti edhe Ibrin para se të takohej të mërkurën me Sigal Prishtinën në Prishtinën. Ishte ky një orar tejet i ngjeshur prej tre ndeshjeve për tre ditë rresht të cilin trajneri Nazor ishte munduar ta shfrytëzoj maksimalisht dhe këtë e bëri me sukses duke krijuar epërsi të konsiderueshme prej plus 23 pikëve para ndeshjes së kthimit në Izrael.

Pas ndeshjes, trajneri prishtinas Ante Nazor u shpreh Fillimisht i uroj djelmoshat e mi për luftën e bërë . Ishim më të mirë nga fillimi dhe arritëm qëllimin që të imponojmë lojë me ritëm të shpejtë dhe energji. Duhet të jemi të sinqertë dhe pranuar se ishte kjo ndeshja e tretë e Ironit për tre ditë prandaj e kemi shfrytëzuar këtë fakt dhe djelmoshat e kanë respektuar marrëveshjen tonë, nga fillimi deri në fund, qoftë në mbrojtje, kërcime apo vrapime. Kemi luajtur mbrojtje shumë agresive dhe i kemi detyruar të gabojnë shumë dhe nga ato gabime kemi shënuar pikë të lehta mirëpo ne kemi edhe shumë punë për të bërë . Duhet qenë real, sikurse që nuk duhet të zhgënjehemi me disa humbje ashtu edhe nuk guxojmë të fluturojmë por të ecim për toke”        

Nga ana tjetër trajneri Shai Segaloviq i Ironit nuk e mohoi faktin se skuadra e tij luajti tri ndeshje për tre ditë por për të kjo nuk ishte arsye e një disfate kaq të thellë : “Mund ta shikojmë ndeshjen në dy mënyra: mund të arsyetohemi se kemi pas tri ndeshje për tre ditë dhe shumë udhëtime por unë nuk dua ta shikoj kështu Dua të fokusohem në basketboll. Mendoj se ne mund të luajmë mbrojtje smë të mirë dhe më agresive, sikurse luajtëm në dy ndeshjet paraprake. Sidoqoftë, jemi qenie njerëzore, mund të kemi qenë të lodhur por unë nuk dëshiroj të arsyetohem me këtë.Ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë para revanshit që na pret javën e ardhshme dhe betejës për vendin e parë kundër skuadrës së njëjtë.”

Para revanshit ASISTI tentoi ta pyes se çka e ka ndërmend të përgatis kurse ai me buzëqeshje tha se sekretet nuk do t’i shpalos para nesh “Duhet të luajmë lojën tonë në mbrojtje. Nëse ata na shënojnë sërish kaq shumë pikë dhe nëse ne i nënshtrohemi fuqisë ofensive që rivali e ka ata do të fitojnë sepse pa dyshim kundërshtari ka sulm më të mirë se ne mirëpo nëse i ndalim në 65 apo 70 pikë, kjo do të jetë përparësi për neve”. Sikurse e pranoi edhe vet trajneri Segaloviq, skuadra e tij pati shumë topa të humbur dhe nga ana tjetër shumë pak ka asistuar duke potencuar se kjo nuk i ka ndodh skuadrës së tij sivjet.

 

 

PRISHTINA DOMINOI ABSOLUTISHT NË STATISTIKA:

SPR – 48 KRC, 11 AST, 10 TVJ, 10 TH / IRN – 35 KRC, 4 AST, 2 TVJ, 20 TH

Dominimin e prishtinasve më së miri e dëshmojnë statistikat e skuadrave në kërcime, asistime, topave të vjedhur por edhe të humbur. Prishtina e fitoi bindshëm betejën për kërcime pasi realizoi 48 kërcime kurse mysafirët e Ironit vetëm 35. Dallimi ishte shumë i madh edhe në asistime, topa të vjedhur dhe të humbur. Bardh e kaltrit asistuan 11 herë dhe  mysafirët patën vetëm 4 asistime. Sigal Prishtina vodhi 10 topa kurse mysafirët vetëm 2 kurse në topa të humbur dallimi ishte enorm: derisa prishtinasit humbën 10 topa nga ana tjetër lojtarët e Ironit humbën 20 sosh apo dyfish më shumë, gjë kjo të cilën prishtinasit e shfrytëzuan në mënyrë perfekte për kundërsulme të shpejta.

 

PRISHTINA DOMINOI ABSOLUTISHT EDHE NË TRESHE:   SPR – 8/28      IRN 2/26

Gjithashtu, duhet veçuar edhe efikasitetin e prishtinasve krahas mysafirëve, sidomos për treshe pasi bardh e kaltrit realizuan 8 treshe nga 28 tentime kurse mysafirët nga 26 tentime shënua vetëm 2 trepikësha, që ishte rekord i zi i tyre sivjet në Ligën Ballkanike.

 

TRESHJA BROWN-BURKE-LEJSON ZEQIRI FANTASTIKE ME NGA 18 PIKË SECILI

Fantastike në këtë fitore të Sigal Prishinës ishte treshja Broun, Burke dhe Lejson Zeqiri të cilët kontribuan me nga 18 pikë secili. Kenny Broun luajti me 18 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime kurse amerikani tjetër Dechon Burk shtoi 18 pikë dhe nga 3 kërcime, 3 asistime dhe 3 topa të vjedhur. Lejson Zeqiri këtë duel e përmbylli me 18 pikë dhe atë me një efikasitet fenomenal, duke qëlluar të tri tentimet nga gjuajtjet e lira, të tri tentimet për dy pikë kurse për treshe qëlloi gjithashtu 3 herë nga 5 tentime. I shkëlqyeshëm në kte duel ishte i rikthyeri nga COVIDI, Uendell Mitchell me 11 pikë, 4 kërcime dhe 3 topa të vjedhur kurse betejë të madhe sidomos në mbrojtje kanë bërë edhe Jetmir Zeqiri dhe Biram Faye. Jetmiri mblodhi 8 kërcime ,vodhi 2 topa dhe shënoi 7 pikë  kurse Biram Faye mblodhi 11 kërcime nën kosha, shpërndau 2 bllokada dhe kontribuoi me 5 pikë. Te mysafirët që nuk ishin në nivel vetëm dy lojtar shënuan pikë dyshifrore, Rosenberg (nr.2) që luajti me 13 pikë dhe Thomas (nr.3) që shtoi 12 sosh kurse gjithë të tjerët dështuna dhe patën efikasitet të dobët nga loja.

 

RAPORTI: SIGAL PRISHTINA  – IRONI RAIN NAHARIYA   84:61

Në këtë ballafaqim të cilin Prishtina e kontrolloi nga fillimi deri në fund, starti i takoi mysafirëve që e frikësuan nikoqirin pas serisë fillestare në  tre minutat e para kur pas kësaj tresheje të Drafiqit semafori tregonte 1 me 8. Megjithatë, frika ishte e paarsyeshme sepse menjëhjerë në sulmin e radhës Mitchell u përgjigj me treshe kurse mbrojtja agresive të cilën filluan ta luajnë prishtinasit befasoj lojtarët e Ironit të ccilët pas këtij topi të vjedhur të Burke-ut e ndalën në mënyrë jo sportive Mitchellin i cili qëlloi të dy gjuajtjet e lira kurse topin e rivën në lojë Dachon Burke e shndërroi në dypikësh për ta përmbyll serinë e stuhishme prej 7-0 dhe barazuar rezultatin për vetëm 30 sekonda lojë ndërkohë që Burke e zgjati serinë në 9 me 0 dhe pas saktësisht 4 minutave lojë i solli epërsinë e parë Sigal Prishtinës. Në sulmin e ardhshëm, Clarke Rosenberg qëlloi dyshe për ta barazuar rezultatin në 10 me 10 që më vonë doli të jetë barazimi i fundit në këtë ndeshje sepse pas këtij shënimi të Lejson Zeqirit (12-10) të pasuar me treshen e Uendell Mitchellit (15-10), nikoqirët kurrë më nuk e lëshuan avantazhin nga duart . Pra, pas serisë fillestare prej 1 me 8 të Ironit, Prishtina u përgjigj tmershëm me seri prej 16 me 2 kurse çerekun e parë e përmbylli me plus prej 12 pikëve (28:16)

Çereku i dytë filloi me lojë më të mirë të Sigal Prishtinës e cila pas kësaj treshe të Brounit (37:22) shënoi epërsinë më të lartë deri në atë çast prej plus 15. Sidoqoftë përgjigja e izraelitëve me seri prej 7-0, pas këtij kosh/faulli të Rosenbergut (37:28) i cili realizoi edhe gjuajtjen e lirë (37:29), epërsia u ngushtua në njëshifrore megjithatë Burke (39-29) dhe Janjeva (41-29) me 4 pikë ekspres rikthyen avantazhin dyshifror kurse rezultatin final të pjesës së parë e vendosi më i miri i mysafirëve në parket, Rosneberg, me dyshen në sekondën e fundit (41:31).

Pas pushimit, skuadrat në 90 sekondat e para nuk shënuan asnjëherë dhe patën shumë huqje kurse agjërimin e prishin Kenny Broun me treshen e tij (44-31) e cila u pasua nga një treshe edhe nga Jetmir Zeqiri (47-33) kurse mbrojtja tejet agresive e cila detyronte mysafirët që të bëjnë gabime të shumta, nga ana tjetër dënohej me kundërsulme të suksesshme ndërsa pas këtij faulli të gjigantit Chubrevich ndaj Biram Fayes dhe konkretizimit të dy gjuajtjeve të lira nga senegalezi i Prishtinës, epërsia arriti maksimumin deri në atë moment , plus 18 (53:35)… kurse krejt në fund të çerekut të tretë, pas këti depërtimi, fundorit Poleg vendosi rezultatin final pas 30 minutave lojë, Sigal Prishtina 60 – Ironi 45.

Sikurse e filloi çerekun e tretë me trepikësh, Sigal Prishtina e nisi edhe çerekun vendimtar por kësaj here snajperist ishte Lejson Zeqiri (63-46) i cili nuk kaloi shumë kohë dhe bombardoi edhe me një treshe tjetër (68-46) për ta përmbyll serinë e tij të stuhishme me dypikësh nga asistimi i Brounit, duke çuar avantazhin në 24 pikë (70:46). Ishte kjo goditja finale dhe nokaut për mysafirët të cilët u dorëzuan në vazhdim dhe deri në fund, dilema e vetme ishte rezultati final. Pikën e fundit në kte duel e shënoi Donat Rexhepi nga gjuajtja e lirë dhe semafori pas 40 minutave tregonte Sigal Prishtina 84, Ironi Rain Nahariya 61.

Ishte kjo fitorja e 6 e prishtinasve që kanë edhe 3 humbje dhe aktualisht prinë në grupin B kurse pas disfatës së dytë sivjet e cila ua ndërpreu serinë prej 6 fitoreve rresht, Ironi Rain Nahariya zbresin në pozitën e tretë por kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara, njëra prej tyre është revanshi me Prishtinën , të mërkurën e ardhshme në Izrael.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.