PRISHTINA E MBYLL GRUPIN ME HUMBJE NGA IRONI, POR KUALIFIKOHET TUTJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy-herë kampionja e Ligës Ballkanike e ka mbyllur me humbjen fazën grupre të garës së sivjetme, por është kualifikuar tutje.
Kryeqytetasit nga Kosova kanë pësuar në udhëtim nga skuadra e Ligës së parë të Izraelit, Ironi Naharyia me shifrat e përgjithshme 83-74.
Vendasit e nisën pak më mirë duelin, duke e fituar çerekun e parë 29-26, ndërsa i dyti i takoi Prishtinës 16-22 dhe kjo e fundit shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazhin e lehtë 45-48.
Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan dukshëm në favorin e Ironit që fillimisht fitoi çerekun e tretë 20-16, derisa në të fundin arriti të tregojë vendosshmëri më të madhe për fitore dhe triumfoi në periodën vendimtare (18-10) për të siguruar fitoren.
Dustin Thomas ishte njeriu që shënoi më së shumti pikë te Ironi sonte, gjithsejt 19 e u dallun edhe Stephon Branch me 15, Alex Chubrevich me 14 dhe Yogev Ohayon me 10 pikë.
Te Prishtina s’mjaftuan assesi për fitore, Dachon Burke me 21 pikë, Lejson Zeqiri me 14 dhe Kenny Brown me 10 sosh.
Pas mbylljes së fazës grupore, Prishtina fazën e dytë e nisë nga pozita e dytë me 6 fitore e 4 humbje, ndërsa Ironi si lider e mbyllë me 8 fitore e 2 humbje.
Gjatë ditëve në vijim do të mësohet se si do të përcaktohen kundërshtarët e fazës së dytë e AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.