Basketboll

DORË E HEKURT TE PEJA: PRITEN SANKSIONE TË MËDHA PËR LOJTARËT E HUAJ DHE JO VETËM…

Prishtinë(AsistiOnline) – Një zhgënjim i madh i ka kapluar tifozët e Pejës, por edhe drejtuesit e klubit me eleminimin e hershëm të klubit verdhezi nga Kupa e Kosovës e cila sivjet u organizua pikërisht në qytetin e Pejës.

Me të përfunduar ky organizim fantastik, sipas asaj që mësoi dhe raportoi ekskluzivisht AsistiOnline.com drejtuesit e klubit të Pejës u mblodhën urgjentisht për të diskutuar për dështimin e ekipit në Kupë, por edhe ndryshimet që pritet të ndodhin në roster me lojtarët.

Burime të AsistiOnline.com të afërta me klubin e Pejës, kanë treguar se bordi i ekipit verdhezi tashmë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që gjithë investimet e bëra sivjet të shkojnë huq dhe askujt s’do ti falet asnjë sekond me çdonjërin që është sjellur në mënyrë joprofesionale do të ketë suspendime dhe largime nga klubi.

Largimet nuk pritet të jenë risia e vetme te Peja, pasiqë pritet zëvendësimi i tyre, por gjithçka do të varet nga trajneri i ri, Daniel Lutz të cilin Peja ende nuk e ka prezantuar, por që një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë orëve në vijim.

Një gjë pritet të jetë e sigurtë te Peja, lojtarët e huaj për siguri në vazhdimin e luftës për trofe, pritet të zëvendësohen të gjithë, por mund të ketë edhe largime të tjera e se si do të rrjedhin gjërat te verdhezinjët, AsistiOnline.com do vazhdojë të ju mbajë të informuar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.