PRISHTINA E DEMOLON PENZËN DHE I’A SHKAKTON HUMBJEN E PARË NË UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka mposhtur thellë KBF Penzën në duelin e xhiros 7 në Ligën Unike që u cilësua si derbi, por në realitet ishte ndryshe.
Vashat prishtinase kanë fituar thellë dhe me shifrat finale 63-100 në udhëtim te Penza e demotivuar totalisht për lojë.
Edhe pse ishte cilësuar si ndeshje shumë interesante, rezultati dhe paraqitja në teren flasin krejt ndryshe me Prishtinën që e dominoi gjithë duelin duke i fituar të gjitha periodat (13-35, 13-20, 21-24, 16-22) dhe fitorja erdhi me meritë duke mos u rrezikuar për asnjë çast.
Basketbollistja e talentuar ferizajase, Agnesa Rrahmani ishte e jashtëzakonshme te Prishtina sot me plotë 31 pikë, prej tyre 8 treshe nga 10 tentime, por kishte edhe 6 kërcime, 4 asiste e 1 vjedhje topi, ndërsa u ndihmua edhe nga Sarah Mgbeike me 24 pikë e 15 kërcime, Tynice Martin me 22 pikë dhe Arbnore Përçuku me 18 pikë e 12 asiste.
Te Penza pikë dyshifrore realizuan, Taylor Barnes (21), Narlyn Mosquera (15) e Rael Whitsitt (10).
Pas xhiros 7-të në Ligën Unike, Prishtina gjendet e 3-ta me 4 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Penza sot pësoi disfatën e parë, karshi 6 fitoreve dhe mbetet në pozitën e parë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e luan derbin ndaj Bashkimit e Penza i shkon Partizanit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.