EKSKLUZIVE: BUJAR LOCI LARGOHET NGA PENZA
Prishtinë(AsistiOnline) – Bujar Loci më nuk do të jetë trajner i klubit të basketbollit, Penza për femra.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se trajneri pejan ka dhënë dorëheqje nga ekipi, duke bërë që Penza momentalisht të mbetet pa trajner.
Humbja në gjysmëfinale të Kupës nga Penza, por edhe humbja e djeshme nga Prishtina në Ligën Unike, duket se kanë qenë goditjet e fundit për Penzën të cilat e kanë shtyer Locin të largohet nga Penza.
Mbetet të shihet se kush do e marrë drejtimin e Penzës në ditët në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.