PRIZRENI 16 MERR HAKUN NDAJ BASHKIMIT DHE I’A VËSHTIRËSON PUNËN PËR ”PLAY OFF”
Prishtinë(AsistiOnline) – Prizrenit 16 i ka fituar përballja e fundit e xhiros 20 në ArtMotion Superligë, që ka mposhtur rivalin lokal, Bashkimin.
Në një duel tejet të barabartë ishte ekipi i Arbnor Rifatit që u tregua më i vëmendshëm duke fituar në fund 78-73.
Bardhezinjët e fituan çerekun e parë 224-14, derisa periudha e dytë i takoi dukshëm Bashkimit (9-23) dhe këta të fundit mbyllën pjesën e parë me avantazh 31-37.
Në pjesën e dytë, Bashkimi e fitoi minimalisht çerekun e tretë (21-22), ndërsa përmbysja e madhe e Prizrenit 16 erdhi në periudhën e fundit dhe vendimtare të cilën e fituan (26-14) dhe u sigurua fitorja e madhe.
Courtney Fells ishte i papërmbajtshëm te Prizreni 16 në këtë fitore sot me 30 pikë, 11 kërcime, 6 asiste, 5 vjedhje topash e 2 bllokada, derisa u ndihmua edhe nga Arti Hajdari, Xavier Cannefax e Robert McCoy me nga 12 pikë secili, derisa 10 pikë shtoi edhe Urim Zenelaj.
Te Bashkimi s’mjaftuan assesi për fitore, Valon Bunjaku e Corey Ross me nga 19 pikë, John Florevus me 17 pikë dhe Qëndrim Biraj që kishte 11 sosh.
Pas xhiros 20, Prizreni 16 gjendet i 4-ti në tabelë me 12 fitore e 6 humbje dhe 30 pikë në tabelë e Bashkimi pësoi humbjen e rradhës në ArtMotion Superligë, konkretisht të 12-tën karshi 8 fitoreve dhe 28 pikë në tabelë si i 6-ti.
Në xhiron e ardhshme, Prizreni 16 i shkon Prishtinës e Bashkimi e pret Dritën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.