PRISHTINA KA MËSUAR KUNDËRSHTARËT E FAZËS SË DYTË NË LIGËN BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e vetme kosovare që sivjet garon në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtina ka kaluar në fazën e dytë të kësaj gare dhe tashmë ka mësuar kundërshtarët e rradhës.
Pas përfundimit të fazës së parë, janë caktuar grupet e fazës së dytë. Gjithsej 8 skuadra do të vazhdojnë betejën për trofeun e kompeticionit, pasi janë ndarë sërish në dy grupe.
Sigal Prishtina do jetë në Grupin C me këto skuadra:
1.Hapoel Nufar Energy Galil Elion (Izrael)
2.BC Akademik Plovdiv (Bullgari)
3.KB Sigal Prishtina (Kosovë)
4.BC Levski 2014 (Bullgari).
Në Grupin D, janë përcaktuar këto ekipe:
1.Ironi Rain Naharyia (Izrael)
2.Maccabi Next Urban Haifa (Izrael)
3.BC Balkan (Bullgari)
4.KK TFT (Maqedoni).
Pas fazës së dytë, skuadrat e renditura në vendin e parë në grupet C dhe D do të kualifikohen direkt në ”Final Four”, ndërsa ato të vendeve të dyta dhe të treta do të luajnë në 1/4 e finales për të përcaktuar dy skuadrat e tjera të kualifikuara.
Faza e dytë e BIBL-së, pritet të fillojë më 2 mars dhe të përfundojë më 7 prill.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.