Basketboll

EKSKLUZIVISHT NË ASIST: SONTE FLET ISH-NBA LOJTARI PËR JR.NBA KOSOVA

Prishtinë(AsistiOnline) – Siç tashmë e keni parë në ASISTIN e sontëm pritet të jetë i ftuar një mysafir mjaftë special.

Njeriu që në Kosovë po vjen me mision të veçantë, ish-NBA lojtari – Jiri Welsch i cili në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Golden State, Boston dhe Milwaukeet, sonte në ASIST flet për projektin e përbashkët me FBK-në për të përmirësuar punën me gjeneratat e reja me programin Jr.NBA Kosova.

Në studio prezent do të jetë edhe Adrian Carrion Armas, përgjegjës i Programit Jr.NBA për Kosovë.

Me mysafirët e ftuar do të bisedohet në detaje për këtë program i cili është prezantuar me shumë bujë gjatë këtyre ditëve në vendin tonë dhe shpresojmë që ti ndihmojë djemtë dhe vashat tona për karrierë të suksseshme.

Welsch veçse ka mbajtur stërvitjen e parë me djem dhe vajza të Kosovës sot, duke ju treguar përvojën e tij të larmishme, ku ka qenë basketbollist në NBA dhe në shumë liga evropiane.

Ndërkohë, të martën nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Junior NBA Kosova, ku 30 shkolla, do të ndahen në Lindje dhe Perëndim. Më pas tetë më mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet faza finale me “Final Four”.

Përndryshe ASISTI si zakonisht, sonte fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet në Art Sport 1 e reprizën mund ta ndiqni pas mesnatës në Klan Kosova nga ora 00:25.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.