Basketboll

EDON MAXHUNI GRUMBULLOHET ME FINLANDËN PËR SLLOVENINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni është grumbulluar me Finlandën për duelin e rradhës në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës.

Finlanda do të takohet me Slloveninë me 25 shkurt në cilësinë e vendases në ”Espoo Metro Arena” nga ora 18:00, për të synuar fitoren e dytë në Grupin C edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sllovenia është kampione aktuale e Evropës dhe arriti medaljen e bronztë në Lojërat e fundit Olimpike, andaj ky pritet të jetë testi më i vështirë i kësaj kampanje për të besuarit e Henrik Dettmannit.

Vlen të ceket se në këto kualifikime të Kombëtares Susijenge, Maxhuni momentalisht ka mesataren më të mirë të shënimeve me 12.5 pikë, por shtuar edhe 2.5 asiste për ndeshje.

Aktualisht, Finlanda gjendet e 3-ta në Grupin C me 1 fitore e 1 humbje, aq sa ka edhe Suedia si e 2-ta, derisa në pozitën e parë gjendet Sllovenia me 2 fitore nga 2 ndeshje dhe e fundit plasohet Kroacia me 2 humbje nga 2 ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.