E FUNDIT: IVAN KOLJEVIQ PRITET TI BASHKOHET RAHOVECIT!
Prishtinë(AsistiOnline)– Basketbollisti malazez, Ivan Koljeviq nuk po bëhet fare rehat me klubet kosovare.
Pas Trepçës dhe Prizrenit 16, sipas të gjitha gjasave ai do të paraqitet edhe me një skuadër tonën e që sipas informacioneve që ka AsistiOnline.com, do të jetë skuadra e Rahovecit me të cilët ka arritur marrëveshje.
Veterani 37 vjeçar te Prizreni 16 sivjet u paraqit me mesatare impresive prej 20.7 pikëve, 8.2 asiste e 5.3 kërcime për ndeshje, ndërsa te Trepça në stinorin 2020/21 10, poashtu kishte shkëlqyer me 20.4 pikë, 9.6 asiste e 4.8 kërcime për ndeshje.
Te Rahoveci, Koljeviq pritet të sjellë përvojë të madhe nga top-klubet evropiane si: Olimpiakos(Greqi), Bilbao(Spanjë), Lietuvos Rytas(Lituani), Buduçnost(Mal i Zi), Trikala(Greqi), Polpharma(Poloni), Khimki Yuzhny(Rusi) e shumë skuadra të tjera.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.