Basketboll

PRISHTINA DHE BASHKIMI ME FITORE TË LEHTA TË ELITA FEMËRORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Bashkimi kanë arritur fitore të lehta në xhiron 16 të Superligës së Kosovës për femra.

Vashat prishtinase e kanë mposhtur lehtë dhe thellë Kastriotin 28-123, fitore në të cilët spikatën Agnesa Rrahmani ndaj ish-skuadrës me 27 pikë dhe Klea Shatri e Sumeja Kosumi me nga 22 pikë secila.

Në anën tjetër, Bashkimi triumfoi në shtëpi ndaj Vëllaznimit me shifrat 99-46 me Vesa Krasniqin që kishte 26 pikë dhe Merisa Bilalli e Aulona Muhadri që shtuan nga 19 sosh.

Prishtina vazhdon pa humbje në Superligën e Kosovës me 16 fitore nga 16 ndeshje, derisa Kastrioti mbetet i fundit pa asnjë fitore.

Ndërsa, Bashkimi vazhdon ndjekjen e kreut si i 3-ti me 11 fitore e 6 humbje e Vëllaznimi gjendet i 5-ti me 4 fitore e 12 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.