SHQIPËRIA MPOSHTET NGA LUKSEMBURGU, VËSHTIRËSON GJËRAT PËR KALIM TUTJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll është mposhtur sonte nga Luksemburgu.
Djelmoshat kuqezi kanë pësuar nga vendasit e Luksemburgut me shifrat përfundimtare 86-75, në një duel të cilin nuk ishin fare në element ku dështuan në administrimin e ndeshjes dhe në fund u mposhtën.
Te ekipi kuqezi sonte s’mjaftuan për fitore, Dallas Moore me 18 pikë, Frenki Lilaj me 17 dhe Rei Pullazi me 13 sosh.
Te Luksemburgu në këtë fitore u dalluan, Clancy Rugg me 33 pikë që sonte ishte enigmë e pazgjidhur për ekipin shqiptar, ndihmuar edhe nga Alex Laurent me 13 pikë.
Pas tri xhirove të luajtura, tash Shqipëria ka 1 fitore dhe 1 humbje në pozitën e fundit nga tri Kombëtare (Rumania, Luksemburgu) dhe rrjedhimisht do ta ketë shumë vështirë të kalojë tutje.
Në duelin e fundit të Grupit B, Shqipëria e pret më 3 korrik Rumaninë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.