KROACIA E MULAOMEROVICIT ARRIN FITORE PAS TRI VAZHDIMEVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Kroacisë e ka aritur fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2023.
Ekipi i Kroacisë që drejtohet nga ish-selektori i Kosovës, Damir Mulaomerovic, ka mposhtur Suedinë në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 98-105 dhe atë pas dy palë vazhdimeve sepse koha e rregullt u mbyll baraz 79-79.
Ishte kjo një super-sfidë ku kroatët treguan shpirtin e tyre luftarakë edhe pse gjatë tërë ndeshjes ishin pothuajse duke humbur ngushtë, por që nuk u dorëzuan dhe me shpirtin e tyre luftarak në periodën e fundit e dërguan ndeshjen në vazhdime (79-79) e fitues nuk përcaktoi as vazhdimi i parë (88-88), derisa në vazhdimin e dytë kroatët siguruan fitoren e madhe 98-105.
I gjithë rosteri i ekipit te ‘hrvatska’ u aktivizua në lojë në këtë fitore e individët më të dalluar ishin, Goran Filipovic me 29 pikë, Filip Kruslin me 21, Karlo Matkovic me 16 pikë e 13 kërcime, Zeljko Sakic me 11 pikë dhe Ivan Ramljak me 10 sosh.
Te Suedia ishin të pamjaftueshëm për të fituar, Ludvig Hakanson me plotë 31 pikë, si dhe Jonas Jerebko, Viktor Gaddefors e Tobias Borg me nga 16 pikë secili.
Pas 4 xhirove të zhvilluara, Kroacia arrin fitoren e parë në grupin C të këtyre kualifikimeve e Suedia ka 2 fitore dhe 2 humbje. Ndeshjen e rradhës në muajt në vijim, kroatët e zhvillojnë ndaj Sllovenisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.