BASHKIMI KRYEN TRANSFERIN E FUNDIT TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Bashkimi e ka kompletuar skuadrën me lojtarë të huaj, pas një transferi që e ka zyrtarizuar çaste më parë.
Prizrenasit kanë njoftuar se kanë transferuar alo-qendrën amerikane, Terrence Thompson i gjatë 201 centimetra.
Thompson luan në pozitën 4, derisa te Bashkimi vije pas një përvoje të shkurtër sivjet në Ligën e tretë të Spanjës me ekipin e Algeciras ku zhvilloi vetëm 1 ndeshje me 2 pikë, 8 kërcime e 2 vjedhje topash.
Karrierën si lojtar, Thompson e kishte nisur në kolegjet amerikane, Marshall University e Wake Forest në NCAA1.
Gjersa në Evropë ka luajtur fillimisht në Gjeorgji me Kutaisin (12 pikë, 12 kërcime për ndeshje) më pas në Bullgari me Cherno More (15.6 pikë e 11.4 kërcime për ndeshje) dhe në Luksemburg te Dudelange (14.8 pikë e 11 kërcime për ndeshje).
Bashkimi aktualisht ka në skuadër katërshen e të huajve, Julien Lewis, John Florveus, Corey Ross dhe Terrence Thompsonin e transferuar së fundmi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.