EKSKLUZIVE: KBF PRISHTINA ME PËRFORCIM NGA ELITA HUNGAREZE
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas hapjes së mini-afatit kalimtar të jashtëzakonshëm nga Federata e Basketbollit të Kosovës për elitën e femrave, skuadra e Prishtinës duket se ka kryer punë me një lojtare të re.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se vashat prishtinase nga tash e tutje pritet ta kenë ndihmën edhe të një lojtareje të re e cila luan në pozitat 4/5.
Stasha Carey e gjatë 188 centimetra, pritet të zyrtarizohet shpejtë te Prishtina e cila karrierën si lojtare e kishte nisur te kolegji amerikan në NCAA1 ”Rutgers University”.
Në edicionin aktual 2021/22, Carey deri tani është paraqitur me skuadrën hungareze ”Csata” nga Budapesti madje ishte paraqitur edhe në kompeticionin prestigjioz Eurocup në kualifikime, ku në 2 ndeshje kishte luajtur me mesatare prej 12.5 pikëve, 6 kërcimeve, 1.5 asisteve e 1.5 vjedhje të topave.
Në elitën hungareze, lojtarja luajti në 13 ndeshje me 11.1 pikë e 7.1 kërcime.
Përpos Hungarisë, Carey në të kaluarën ka luajtur edhe në Francë dhe Zvicërr.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.