Basketboll

PRISHTINA SHTON NË SKUADËR EDHE NJË QENDËR TË FUQISHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori amerikan, Henry Dugat nuk do jetë përforcimi i vetëm i Sigal Prishtinës për vijimin e kampionatit.

Skuadra kryeqytetase ka njoftuar sot se ka nënshkruajtur edhe me qendrën amerikane, Devin Thomas.

Thomas 27 vjeçar, është i gjatë 206cm dhe ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare në shtete si Turqia (Ankara), Spanja (Bilbao), Greqia (Lavrio), Izraeli (Hapoel Eliat), Argjentina (Penarol) dhe së fundmi në Estoni.

Vlen të ceket se vë vitin 2018, Thomas ishte pjesë e skuadrës së madhe spanjolle Bilbao Basquet e cila atë kohë luante në ligën e dytë më të madhe evropiane (EuroCup).

Thomas në edicionin e fundit aktiv si lojtar (2020/21) ishte pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Estonisë, BC Kalev/Cramo ku në 40 ndeshje kishte mesatare prej 9.6 pikëve, 8.1 kërcimeve dhe 2.6 asisteve për ndeshje.

Lojtari në fjalë do të jetë transferi i fundit i Prishtinës për këtë edicion dhe pritet të zbarkojë në kryeqytet gjatë ditëve të ardhshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.