VUSHTRRIA TRIUMFON NË DERBIN E XHIROS NDAJ ISTOGUT
Prishtinë(AsistiOnline) – Vushtrria e ka fituar derbin e xhiros në Ligën e parë për meshkuj, duke e mposhtur Istogun.
Vushtrriasit triumfuan në udhëtim te istogasit me rezultatin final 64-70, në një ndeshje mjaftë interesante ku çereku i parë ju takoi pikërisht fituesve (6-17), pastaj Istogu në çerekun e dytë dhe të tretë e dominoi ndeshjen duke i fituar këto dy periodat (23-16, 18-14), por në periodën e fundit dhe vendimtare (17-23), Vushtrria u tregua përsëri më e mirë dhe fitoi krejtësisht duelin.
Erhan Sholla me 21 pikë dhe Albion Imeri me 17 sosh, ishin dy individët e vetëm që shënuan pikë dyshifrore te Vushtrria sonte, derisa Drinor Gërxhaliu kishte 8 e Blendi Mehana 7 sosh.
Te Istogu s’mjaftuan assesi për fitore, Labinot Kelmendi me 23 pikë, Sammy Taylor me 19 dhe Andi Kabashi me 10 sosh.
Pas xhiros 15, Vushtrria gjendet në pozitën 2 me 10 fitore e 5 humbje dhe 25 pikë të grumbulluara, derisa Istogu pozicionohet i 3-ti me 24 pikë, 9 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Vushtrria e pret Vëllaznimin në derbin e xhiros e Istogu i shkon Feronikelit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.