Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI PËRFORCOHET PARA DERBIT ME PENZËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas hapjes së jashtëzakonshme dy ditore të afatit kalimtar për Superligën e Femrave, duket se e ka shfrytëzuar mirë skuadra e Bashkimit.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e skuadrën prizrenase kanë shtuar në ekip një lojtare me përvojë të madhe në pozitën e plejmejkeres.

Porsche Poole është emri i lojtares 172 centimetra e gjatë e cila luan në pozitën e plejmejkeres dhe pak përvojë e ka edhe nga liga më e fortë femërore e basketbollit në botë, WNBA me skuadrën e Minnesota Lynx në ligën verore.

Poole te Bashkimi vije nga kampionati elitar i Egjipitit ku luajti me ”Al Zamalek”-un duke qenë bartëse e ekipit atje. Derisa ka përvojë të jashtëzakonshme në basketbollin evropian.

Porsche ka luajtur në Izrael, sidomos në Rumani për një kohë të gjatë, por edhe në Gjermani dhe Taiwan me skuadra tejet të respektuara.

Me Poole në ekip, shkon në tre numri i lojtareve të huaja te KBF Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.