FITORJA E PESTË RRESHT PËR ‘VRESHTARËT’
Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar duelin e pestë rresht në gjitha garat sivjet.
‘Vreshtarët’ sot triumfuan ndaj Dritë me rezultat të thellë 59-112, duel ky i vlefshëm për ArtMotion Superligën e Kosovës, xhiro e 23-të.
Rrjedha e ndeshjes ishte pa ndonjë historik me ekipin e Rahovecit që dominoi nga minuti i parë e deri në fund, duke fituar të gjitha periodat e ndeshjes (12-30, 19-25, 15-29, 13-28) dhe në fund triumfoi me plotë meritë.
Pothuajse i gjithë ekipi i Rahovecit u paraqit sot (përveç Dunans) e më të dalluarit ishin, Visar Ejupi (22), Ivan Koljeviq (19), Musab Mala (18), Makol Mawien (13) dhe Edmond Kryeziu (10) e Reggie Jones (10).
Te Drita lojë të mirë shfaqën, Diellor Maksuti me 14 pikë dhe Enis Morina, Nart Llapashtica e Qëndrim Demi me nga 12 pikë secili.
Pas xhiros 23, Rahoveci pozicionohet i 7-ti me 9 fitore e 13 humbje, derisa Drita gjendet e fundit me 23 humbje nga 23 ndeshje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Pejën e Drita i shkon Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.