Under Header

spot_img

DUELI I PARË I DITËS SOT NË PRIZREN

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të vazhdojë të luhet xhiro 23 e ArtMotion Superligës me dy ndeshjet e fundit.

Përballja e parë e ditës zhvillohet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit, atje ku takohen Prizreni 16 dhe Trepça.

Prizrenasit kanë 13 fitore e tetë humbje, ndërsa që mitrovicasit 15 fitore e shtatë humbje. Të dy skuadrat synojnë titullin dhe do të luajnë vetëm për fitore në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 dhe Klan Kosova.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme