SOT DHE NESËR XHIRO E FUNDIT E UNIKES TE MESHKUJT
Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Ligën Unike, që është e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare.
Tri vendet e para tashmë janë siguruar.
Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore e një humbje, Peja e dyta me nëntë fitore e katër humbje, si dhe Prizreni 16 me tetë fitore e pesë humbje, ndërsa Teuta, Rahoveci dhe Tirana kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje.
Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa në “Play-off” do të luajnë vendi i tretë me atë të gjashtë dhe i katërti me të pestin.
Ndeshja e parë zhvillohet me Rahovecit dhe Pejës, ku Vreshtarët synojnë fitoren për të siguruar një vend më të lartë në renditje, ndërkohë që verdhezinjtë kanë siguruar vendin e dytë.
Sfida e dytë zhvillohet mes skuadrave shqiptare, Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët kanë tri fitore e dhjetë humbje, kurse durrësakët kanë gjashtë fitore e shtatë humbje.
Të enjten ndeshen Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli.
Prizrenasit kanë siguruar vendin e tretë me tetë fitore e pesë humbje, kurse therandasit janë në vendin e parë me 12 fitore e një humbje.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Kamzës. Tiranasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse skuadra e Kamzës ka dy fitore e 11 humbje.
Liga Unike – Java 14
E mërkurë
17:00 Rahoveci – Peja
19:00 Vllaznia – Teuta
E enjte
17:00 Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli
19:00 Tirana – Kamza
/LigaUnike/
Komentet janë të mbyllura.