Basketboll

SOT FILLON FINAL FOURI I LIGËS UNIKE TE FEMRAT

Katër skuadrat më të mira të Ligës Unike në konkurrencën e femrave do të përballen në garë për trofeun e kësaj gare.

Ky është edicioni i parë dhe historik, andaj dëshira është e madhe për të fituar këtë trofe.
Final 4 do të organizohet në Prishtinë, sot dhe nesër, pra me 23 dhe 24 Mars.

Gjysmëfinalja e parë luhet mes Penzës dhe Bashkimit, një derbi kosovar në Ligën Unike. Pejanet përfunduan garat me tetë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenaset me pesë fitore e pesë humbje.

Vashat prizrenase fituan Kupën e Kosovës dhe sigurisht e duan edhe trofeun e Ligës Unike, ashtu siç e duan edhe kampionet e Kosovës që kanë fituar Superkupën Mbarëkombëtare të zhvilluar vitin e kaluar në Vlorë.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, që përfunduan garat me nga shtatë fitore e tri humbje, si dhe me nga një fitore ndaj njëra-tjetrës. Prishtina si organizatore synon të fitojë trofeun e çmuar, ndërsa vashat nga Vlora poashtu udhëtojnë të bindura për të triumfuar.

Spektakël i basketbollit pritet në Prishtinë për dy ditë, ndërsa hyrja do të jetë falas për adhuruesit e basketbollit.

/LigaUnike/

Komentet janë të mbyllura.