Basketboll

REZULTATET E NATËS NË NBA, DY SFIDA U PËRCAKTUAN VETËM PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Mesnata që lamë pas dha shumë rezultate interesante në NBA me gjithsejt 9 ndeshje që ishin në program.

Duelet më interesante u zhvilluan në Kanada dhe Portland, ku sfidat u përcaktuan pas vazhdimeve.

Toronto Raptors e mposhtën Boston Celticsin pas vazhdimeve 115-112, derisa koha e rregullt ishe mbyllur baraz 106-106, fitore në të cilën për ekipin kanadez shkëlqeu Pascal Siakam me double-double prej plotë 40 pikëve e 13 kërcime.

Në duelin tjetër që u mbyll pas vazhdimeve, Oklahoma City Thunder triumfoi ndaj Portland Trail Blazers me shifrat e ngushta 131-134, gjersa koha e rregullt ishte mbyllur 115-115. Isaiah Roby me 30 pikë e Aaron Wiggins me 28 sosh, ishin dy individët më të dalluar të Thunders në këtë fitore.

Në duelet tjera të natës u arritën këto rezultate:

Charlotte – Denver 109-113.

Cleveland – Orlando 107-101.

Indiana – Atlanta 123-132.

Miami – Sacramento 123-100.

New York – Chicago 109-104.

Houston – San Antonio 120-123.

Memphis – Golden State 123-95.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.