BASHKIMI E FITON GJYSMËFINALEN E PARË NDAJ PENZËS
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim me rezultat 61:76 (21:21, 9:15, 21:14, 10:26), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Ndeshja e dytë zhvillohet në Prizren, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.
Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku shumë herë u barazua rezultati dhe asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, duke përfunduar 21:21. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri tek rezultati 30:27, ku mysafiret hyn në një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me shifrat 30:36, ndërsa vendaset për rreth pesë minuta nuk shënuan pikë.
Pejanet u rikthyen në periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë e mysafireve, ku u zhvillua një lojë interesante, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:50. Deri në katër minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë, ku më pas prizrenaset ishin shumë më të mira në momentet vendimtare dhe triumfuan me rezultat 61:76.
Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 11 pikë e 15 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Besjana Martinaj me 24 pikë e pesë kërcime, Era Shatri me 19 pikë e 10 kërcime dhe Monique Coker me 11 pikë e 17 kërcime.
Dueli i dytë i serisë zhvillohet në Prizren gjatë vikendit.
Komentet janë të mbyllura.