Basketboll

PRISHTINA NDJEK FITOREN E 50. JUBILARE BALLKANIKE

SIGAL PRISHTINA - LEVSKI: INFO EKSKLUZIVE QË VETËM ASISTIONLINE JU SJELL

Sigal Prishtina dhe Levski sonte po ndeshen për herë të pestë në histori të Ligës Ballkanike në duelin e vlefshëm për garat e fazës së dytë të Grupit C në Ligën Ballkanike

Rezultati aktual në përballjet direkt është në favor të ekipit tonë i cili ka 3 fitore dhe 1 humbje e cila erdhi pikërisht në përballjen e parë në histori të këtyre dy klubeve, në edicionin debutues të prishtinasve 2013/14.

Ndeshja e parë ndonjëherë mes Prishtinës e Levskit u zhvillua me 15 Janar 2014 në Sofje kur bullgarët triumfuan me rezultat të ngushtë 91:87. Pas kësaj, Prishtina triumfoi në të tri duelet e radhës, në seri, duke filluar nga revanshi i edicionit të parë, kur ndeshjen e 26 Marsit 2014 këtu në Prishtinë e fitoi me rezultat 77:68.

Gjatë edicionit të ardhshëm 2014/15 kur Prishtina fitoi titullin e parë kampion të Ligës Ballkanike, këto dy skuadra nuk u takuan fare për ta vazhduar historinë e përballjeve direkte në edicionin e jashtëzakonshëm 2015/16 kur Sigal Prishtina u shpall kampione ballkanike për herë të dytë rresht pas asaj serie finale fantastike kundër Mornarit të Tivarit, tashmë një skuadre të fuqishme të ABA Leagues.

Duhet theksuar faktin se, me fitoren e titullit kampion në edicionin 2016, Prishtina u bë vetëm skuadra e dytë në histori të Ligës Ballkanike e cila arriti të fitoj dy kampionet të njëpasnjëshme. Kte sukses para prishtinasve e ka bërë vetëm edhe skuadra izraelite Hapoel Gilboa e cila ishte shpallur kampione dy herë rresht në edicionet 2012 e 2013 dhe pas këtyre dy skuadrave, kurrë më askush nuk e përsëriti kte sukses.

Megjithatë, është interesant të themi se pikërisht kundërshtari i Prishtinës sonte, Levski i Sofjes e mbanë rekordin e titujve të fituar, me tre sosh. Levski është shpallur kampion në edicionet 2010 pastaj në vitin 2014 në Final Fourin e organizuar në Prishtinë kurse titullin e tretë rekord të Ligës Ballkanike, Levski e fitoi në finalen e 2018-tës kundër skudrës tjetër toinë, Bashkimit të Prizrenit i cili  u shpall nën-kampion ballkanik në edicionin 2018 që ishte i 10-ti jubilar i kësaj gare.

Pra, sonte po takohen dy skuadrat që mbajnë rekorde në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtina që së bashku me  Hapoel Gilboan janë të vetme me nga dy tituj rresht të fituar dhe Levski që është skuadra më e suksesshme e gjitha kohëve me 3 tituj kampioni por sikurse tham Sigal Prishtina ka historik më të suksesshëm në përballjet direkt sepse pas edicionit të parë kur i ndanë nga 1 fitore e 1 humbje, kur në edicionin 2015/16 skuadra e jonë e shkeli ekipin bullgar në të dy ndeshjet .

Fillimisht, me 9 Shkurt 2016, këtu në këtë palestër bardh e kaltrit triumfuan me rezultat të thellë 89:66 e më pas në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar me 9 Mars 2016 në Sofje, prishtinasit e shkatërruan plotësisht Levskin duke e mposhtur me rezultat 103:75, ndeshje kjo e cila gjithashtu ishte e vlefshme për fazën e dytë të garave në grupe.

Nga kjo ndeshje gjithsesi se duhet rikujtuar njërën prej lojërave më të mira në karrier të Dardan Berishës i cili ishte i pamëshirshëm ndaj ekipit bullgarë duke shënuar 42 pikë, prej tyre besoni apo jo 8 treshe nga 14 tentime, kishte realizuar 7 dyshe nga 8 tentime dhe kishte qëlluar të gjitha 4 gjuajtjet e lira. Pra, Dardani i cili atë botë ishte dirigjent i prishtinasve përveç 42 pikëve kishte shtuar edhe 6 kërcime, 4 asistime dhe kishte vjedhur 4 topa për çka kishte marr njërin prej indekseve më të mëdha në histori të Ligës Ballkanike prej plus 47.

Pra, për me e përmbyllm, është kjo ndeshja e pestë direkte në mes të dy ekipeve që mbajnë rekorde në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtinës e cila së bashku me  Hapoel Gilboan janë të vetme me nga dy tituj rresht të fituar dhe Levski që është skuadra me rekord prej 3 titujve të fituar por në duelet direkt skuadra e jonë është dukshëm më e suksesshme me 3 fitore dhe 1 humbje.

Sa i përket pikëve të shënuara , prishtinasit në 4 duelet paraprake kanë realizuar 356 pikë kurse Levski 300 apo përkthyer në mesatare të pikëve për ndeshje, Prishtina ka shënuar mesatarisht 89 PPN kurse Levski 75 PPN.

Për më tepër, po e ritheksoj faktin se Sigal Prishtina e cila deri tash ka zhvilluar 81 ndeshje në Ligën Ballkanike dhe ka sukses prej 49 fitoreve e 32 humbjeve, sonte në ndeshjen e 82-të po e ndjek fitoren e 50-jubilare dhe historike në Ligën Ballkanike, ku ekipi më i trofeshëm i basketbollit në trevat shqiptare, Sigal Prishtina ka dy trofe rresht të fituar.

 

HISTORIKU

Prishtina ka debutuar në BIBL në stinorin 2013/14 që ishte debutim historik i kryeqytetasve së bashku me Pejën, pasi që për herë të parë klube nga Kosova do të luanin në gara ndërkombëtare të njohura nga  FIBA, pavarësisht se nuk ishin pranuar ende në FIBA .

Kryeqytetasit kanë katër stinorë rresht të zhvilluar në Ligën Ballkanike(2013/17) dhe me gjithsejt në total 70 ndeshje të luajtura përfshirë edhe fazat e ”play off”-it.

Në stinorin e parë (2013/14)Prishtina kishte zhvilluar 18 duele në këtë garë, duke arritur 11 fitore e pësuar 7 humbje.

Në të dytin (2014/15)kishte zhvilluar 20 ndeshje me 13 fitore e 7 humbje.

Në të tretin (2015/16)stinor kishte 22 ndeshje me 15 fitore dhe 7 humbje

Në edicionin e katërt (2016/17) i luajti 10 ndeshje me 3 fitore e 7 humbje.

Sivjet, në edicionin e pestë (2021/22) deri tash kanë zhvilluar 11 ndeshje dhe kanë 7 fitore e 4 humbje.

Në rikthimin e vet në Ligën Ballkanike pas 4 viteve mos pjesëmarrjeje, dy herë kampionia e kësaj gare nga vitet 2015 dhe 2016, Sigal Prishtina në kuadër të garave të Fazës së Parë në Grupin B arriti 6 fitore dhe pësoi 4 herë duke u pozicionuar si e dyta e grupit.

Prishtina startoi me 2 humbje rresht në kuadër të garave të Grupit B, duke pësuar nga Akademiku i Plovdivit këtu në Prishtinë dhe TFT-ja në Shkup për të hyrë në seri fantastike prej 5 fitoreve rresht para se të pësonte befasisht nga Ibri në Rozhajë dhe më pas një herë e mposhti Ironi Nahariyan këtu në këtë palestër e pastaj pësoi në Izrael.

Ndërkohë, në kuadër të garave të Fazës së dytë të garave në Grupin C, deri tash ka zhvilluar 1 ndeshje dhe ka 1 fitore ndaj Hapoel Galil Elionit duke arritur sukses aktual prej 7 fitoreve e 4 humbjeve sivjet, kurse

Pra, në total nga 81 ndeshjet e zhvilluara në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtina ka sukses prej 49 fitoreve e 32 humbjeve. Pra, është kjo ndeshja e 82 e prishtinasve të cilët sonte po luajnë për të shënuar fitoren e 50-të jubilare dhe historike në Ligën Ballkanike ku ekipi më i trofeshëm në trevat shqiptare, Sigal Prishtina ka dy trofe rresht të fituar në Ligën Ballkanike.

TITULLI 2015

Të parin e ka të fituar më 29 prill 2015, atë botë e kishte mposhtur Rilskin e Bullgarisë me seri të përgjithshme 2-0 në finale edhe në Prishtinë 74-72 edhe në Bullgari 71-80.

TITULLI 2016

Derisa të dytin e ka fituar me 20 prill 2016 në Bar të Malit të Zi ndaj Mornarit. Në këtë seri finale prej 2 ndeshjeve, Prishtina duelin e parë në kryeqytet e kishte fituar thellë 82-68, ndërsa të dytin e kishte humbur ngushtë 75-68 dhe falë rezultatit nga ndeshja e parë, i’u ishte gëzuar trofeut të Ligës Ballkanike për edicionin e dytë rresht.

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE – GRUPI C

19:00   SIGAL PRISHTINA – BC LEVSKI SOFIA

REFERË: ALEKSANDAR PAVLOV,  DIAMANTIS LORTOS,  IOANNIS BAKALIS

VËZHGUES :  ZORAN SHUTULLOVIQ

 

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE (GRUPI C)

HAPOEL GALIL ELION – AKADEMIK PLOVDIV      96:83

SIGAL PRISHTINA – LEVSKI 2014                             00:00

 

TABELA

  1. HAPOEL GALIL ELION     3-2     8
  2. LEVSKI 2014                        3-1     7
  3. AKADEMIK PLOVDIV       1-5     7
  4. SIGAL PRISHTINA             2-1     5

 

NDESHJET E MBETURA

HAPOEL GALIL ELION – SIGAL PRISHTINA (5 PRILL)  dhe  BC LEVSKI 2014 – SIGAL PRISHTINA  (7 PRILL)

 

Komentet janë të mbyllura.