Basketboll

ADRIATIK RRACI EMËROHET MENAXHER I PËRFAQËSUESEVE TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Adriatik Rraci është emëruar Menaxher i ri i Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar sot sajti zyrtar i kësaj të fundit.

Rraci për pesë vite ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan.

Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë.

Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës. “Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Vlen të ceket se Rraci do ta pasojë këtë post, pas largimit të Granit Rugovës i cili e mbajti këtë pozitë deri brenda pak javësh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.