ERJON KASTRATI VENDOS, YLLI FITON DRAMËN NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar super-ndeshjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës sonte në kuadër të xhiros 25 në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Therandasit kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me vetëm 3 pikë dallim me shënimin për treshe të Erjon Kastratit në sekondën e fundit dhe i janë gëzuar fitores 71-74.
Pjesa e parë i takoi krejtësisht ekipit të Yllit që fitoi dy periodat e para (16-24, 11-18) dhe shkoi në pushim me avantazh goxha të thellë 27-42.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, Prishtina tentoi maksimalisht përmbysjen e rezultatit duke fituar fillimisht çerekun e tretë (25-13), derisa perioda e fundit u luajt baraz (19-19) e fitueisn e vendosi trepikëshi i Erjon Kastratit në sekondën e fundit.
Individët më të dalluar te Ylli në këtë fitore sonte ishin, Henrik Shirko me 20 pikë, Erjon Kastrati me 16, Mikaile Tmusiq me 14 dhe Dajuan Graf me 11 sosh.
Te Prishtina nuk mjaftuan assesi për fitore, Wendell Mitchell me 20 pikë dhe as Muhamedali Janjeva e Biram Faye me nga 10 pikë secili.
Pas xhiros 25, Ylli mbetet i pari me 44 pikë, 19 fitore e 6 humbje, derisa Prishtina gjendet e 5-ta me 37 pikë, 12 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Ylli e pret Dritën e Prishtina i shkon Rahovecit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.