Basketboll

SOT ZHVILLOHEN DY NDESHJET E PARA TË ”PLAY OFF”-IT NË LIGËN E PARË

Sot do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, kurse kampion shpallet skuadra me dy fitore në finale dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligë, ndërsa finalisti i Ligës së Parë do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës, për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet ndërmjet Prishtina e Re dhe New Basket, vendi i dytë, përkatësisht i tretë i Ligës së Parë. Në garat e rregullta, prishtinasit kishin 12 fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenasit 11 fitore e shtatë humbje. Në takimet mes tyre në këtë edicion të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Takimi i dytë gjysmëfinal është mes Vëllaznimit dhe Vushtrrisë. Kuqezinjtë janë favoritë pasi në Ligën e Parë kishin 18 fitore në 18 ndeshje të zhvilluara, duke mos pësuar asnjë humbje në këtë rang garash, kurse vushtrriasit kishin 11 fitore e shtatë humbje.

PLAY OFF-GJYSMËFINALET

E martë

19:30 Prishtina e RE – NEW Basket

20:30 Vëllaznimi – Vushtrria

Komentet janë të mbyllura.