PRISHTINA MPOSHTET EDHE NGA LEVSKI, POR VAZHDON TUTJE NË BIBL
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është mposhtur sot edhe nga Levski në kuadër të fazës së dytë në Ligën Ballkanike.
Ekipi ynë kosovar pësoi nga bullgarët me shifrat e ngushta 77-69.
Prishtinasit e nisën keq duke e humbur çerekun e parë 15-11, derisa i dyti ju takoi 17-22 dhe shkuan në pushim me avantazhi minimal prej 32-33.
Në pjesën e dytë, dallimi kryesor u bë në çerekun e tretë me Levskin që e fitoi thellë këtë periodë 26-12 e në periudhën e fundit Prishtina u tregua më e mirë (19-24), por deficiti nga çereku i tretë ishte faktor kyç në humbjen e Prishtinës sot.
Jetmir Zeqiri me 19 pikë e Wendell Mitchell me 15 sosh, ishin dy individët e vetëm që realizuan pikë dyshifrore te Prishtina, derisa te Levski, Ventislav Petkov kishte 22 pikë e Ivica Radic 15 sosh.
Pas këtij rezultati, Levski e përfundon grupin me bilanc 4-2 dhe në pozitën e dytë, derisa Sigal Prishtina përfundoi e treta me bilanc 3-3, por të dyja skuadrat kalojnë në play-off.
Se kë do ta kenë kundërshtar në fazën e radhës këto dy ekipe, do të dihet pas ndeshjes së nesërme mes Ballkanit dhe TFT-së.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.