VËLLAZNIMI KOMPLETON FINALISTËT E LIGËS SË PARË, DUKE MPOSHTUR VUSHTRRINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu edhe siç ishte pritur, Vëllaznimi e ka arritur finalen e Ligës së parë, duke e mposhtur Vushtrrinë edhe në sfidën e dytë gjysmëfinale të ”play off”-it.
Gjakovarët sonte triumfuan në udhëtim te Vushtrria me shifrat e përgjithshme 71-83.
Michael Green ishte fantasik në fitoren e Vëllaznimit sonte me 35 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Atik Koshi me 20 pikë dhe Besnik Azemi me 13 pikë e 12 kërcime.
Te Vushtrria nuk mjaftuan për fitore, Engjell Ramaj me 17 pikë dhe Albion Imeri me 13 sosh.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 2-0 (106-67, 71-83), Vëllaznimi kualifikohet në finalen e Ligës së parë, atje ku e pret Prishtina e Re që sot mposhti New Basketin poashtu (2-0) në seri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.