Basketboll

PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO 26 E ARTMOTION SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – ARTMOTION SUPERLIGA: PESËSHJA E XHIROS 26

COCKFIELD (TRE), 2. D.BERISHA (PEJ), 3. DAVIS (PZ16), 4. LEKNDREAJ (PEJ), 5. MAËIEN (RAH)

 1.Organizatori më i mirë i xhiros 26 në Artmotion Superligë shpallët Ty Cockfield i Trepçës i cili në mënyrë maestrale udhëhoqi skuadrën e tij në fitore ndaj Bashkimit duke realizuar 17 pikë, 6 kërcvime, 7 asistime dhe vjedhur 3 topa pa e humbur asnjë të vetëm për çka u notua me indeksin prej +25, më të lartin për një plejmejker kte javë

2.Fundori më i mirë i xhiros shpallet Dardan Berisha, koshashënuesi më i mirë në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë kundër Prizrenit 16. Dardani i cili përpak nuk realizoi double double, duelin e mbylli me 27 pikë e 9 asistime… duke qëlluar 4 treshe ndërsa shtoi edhe 3 kërcime dhe 1 bllokad për indeksin plus 27, më të lartin për një fundor kte xhiro.

3.Në pozitën e alosë vjen edhe një lojtar nga ndeshja Prizreni – Peja, kte herë është ky Darrell Davis i cili edhe pse humbi duelin, pati shifra fantastike prej 28 pikëve e 12 kërcimeve, shtoi edhe 7 asistime dhe vodhi 2 topa ndërsa ajo që duhet patjetër theksuar është efikasiteti i tij perfekt dhe i jashtëzakonshëm prej 11 tentimeve dhe 11 shënimeve për 2 pikë që moti-moti nuk është parë në elitën e basketbollit kosovar dhe për kte performans të shkëlqyeshme ai u notua me indeksin fenomenal prej plus 41, më të lartin për një alo kte javë.

4.Pozita e alo-qendrës na sjell luftëtarin e Pejës, Daniel Lekndreajnë i cili ishte figura qendrore në fitoren e Pejës statistika kozmike: double double prej 24 pikëve e 13 kërcimeve, duke shtuar 7 asistime , vjedhur 2 topa dhe pa e humbur asnjë të vetëm kurse duhet theksuar patjetër efikasitetin e tij nga loja me 7 dyshe nga 9 tentime, 1 treshe nga dy gjuajtje dhe gjithashtu 7 gjuajtje të lira nga 9 tentime …për çka Lekndreaj u vlerësua me indeksin kozmik prej plus 41.

5.Dhe pesëshen e javës e mbyllim me edhe një lojtarë që e humbi ndeshjen por pati statistika fantastike dhe dominoi në pozitën e tij, bëhet fjalë për qendrën fantastike të Rahovecit, Makol Mavienin. Luftëtari i madh nën kosha, Mavien luajti me double doiuble prej 25 pikëve e 12 kërcimeve dhe në mbrojtje ishte i tmershëm me 3 bllokada kurse patjetër duhet theksuar saktësinë perfekte nga penalet prej nga qëlloi të gjitha 9 tentimet dhe për kte u notua me indeksin plus 34, më të lartin për një qendër kte xhiro

MVP I XHIROS 26

DANIEL LEKNDREAJ (PEJA)

Adhurues të basketbollit, kte javë beteja për MVPn e xhiros 26 të Artmotion Superligës ishte tejet e ngushtë mes Darrel Davisit dhe Daniel lekndreajt dhe për një nuancë, luftëtari pejan shpallet MVP i xhiros me shifrat e tij kozmike

24 pikë e 13 kërcime, 7 asistime, 2 topa të vjedhur dhe asnjë i humbur për çka u vlerësua me indeksin kozmik prej plus 41 dhe kështu Daniel lekndreaj shpallet Lojtar i Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.