Basketboll

PRIZRENI 16 LIRON NJËRIN NGA BASKETBOLLISTËT E HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra elitare e basketbollit kosovar, Prizreni 16 çaste më parë ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare të klubit.

Prizrenasit kanë konfirmuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me qendrën amerikane, Tyrell Williams.

”Me marrëveshje të dyanshme klubi i basketbollit, Prizreni 16 dhe lojtari Tyrell Williams kanë ndërprerë bashkpunimin. Klubi i ynë e falenderon lojtarin për kontributin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”.

Tyrell me ekipin bardhezi u paraqit në 10 ndeshje, duke mos treguar pothuajse asgjë e kjo si duket ka qenë arsyeja kryesore që ka shtyer klubin të lirojë atë.

Në njoftimin e prizrenasve shkruan poashtu se rikthimi i Urim Zenelaj pas lëndimit është vetëm çështje kohe.

”Rikthimi Urimi Zenelajt është çështje e shkurtë kohore”, mbyllet njoftimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.