BASHKIMI E ARRIN FITOREN MË TË THELLË NË HISTORI NDAJ PRIZRENIT 16
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar përballjen e rëndësishme nga xhiro 27 e ArtMotion Superligës ndaj rivalit lokal, Prizrenit 16.
Ekipi portokallinjë ka arritur fitore me shumë vlerë ndaj ekipit të Prizrenit 16 me shifrat e thella 104-76.
Në pjesën e parë u zhvillua lojë shumë e ngushtë me Prizrenin 16 që e fitoi çerekun e parë 20-22, derisa i dyti i takoi Bashkimit 26-21 dhe këta të fundit mbyllën pjesën e parë 46-43.
Pjesa e dytë foli krejtësisht në favorin e Bashkimit që fitoi dy periodat vendimtare (25-20, 33-13) dhe arriti fitore të madhe ku i afrohet kalimit të rrezikut nga ”play out”-i dhe hyrjes në ”play off”.
Gjashtë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Bashkimi sonte, Alban Veseli (25), Valon Bunjaku (21), Corey Ross (15), si dhe nga 13 sosh shtuan, John Florveus, Terrence Thompson e Julien Lewis.
Te Prizreni 16 lojë të mirë shfaqën, Arti Hajdari me 20 pikë e Altin Morina me 15 sosh.
Pas xhiros 27, Bashkimi gjendet i 7-ti me 38 pikë, 11 fitore e 16 humbje, derisa Prizreni 16 mbetet i 4-ti me 15 fitore, 12 humbje e 42 pikë.
Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Bashkimi ndeshet me Dritën e Prizreni 16 luan ndaj Sigal Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.