Basketboll

YLLI MPOSHT RAHOVECIN, ‘VRESHTARËT’ PRITET TË MBETEN JASHTË “PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar duelin e fundit të xhiros 27 në elitën e basketbollit kosovar ndaj Rahovecit.

Therandasit kanë arritur që të triumfojnë në “Mizahir Isma” me shifrat e ngushta 69-72.

Ekipi i Rahovecit e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 23-14, derisa i dyti i takoi ekipit mysafir 11-17 e skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e Rahovecit 34-31.

Në pjesën e dytë, Ylli arriti ti fitojë edhe dy periodat vendimtare (16-21, 19-20) të cilat i shërbyen mjaftueshëm sa për fitore.

Individët më të dalluar te Ylli në këtë fitore sonte ishin, Mikaile Tmusiq me 18 pikë, Chris Harris me 15, Malcolm Grant me 13 dhe Erjon Kastrati me 10 sosh.

Te Rahoveci s’mjaftoi për fitore, Musab Mala me plotë 30 pikë, TJ Dunans me 19 dhe Makol Mawien që kishte 11 sosh.

Pas xhiros 27, Ylli ka siguruar tashmë pozitën e parë me 21 fitore e 6 humbje. Derisa, Rahoveci me këtë disfatë sipas të gjitha gjasa mbetet në “play out” me 11 fitore e 16 humbje.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Ylli e pret Pejën e Rahoveci i shkon Trepçës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.