Basketboll

PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO 27 E ELITËS KOSOVARE

Pesëshja e javës në elitën e basketbollit kosovar dhe normalisht MVP-ja...

ARTMOTION SUPERLIGA: PESËSHJA E XHIROS 27.

  1. Organizatori më i mirë i xhiros 27 në Artmotion Superligë shpallet Valon Bunjaku i Bashkimit i cili në mënyrë maestrale udhëhoqi portokallinjtë në fitoren ndaj rivalëve lokal në derbin e Prizrenit me 21 pikë, prej tyre 4 treshe duke shtuar 6 asistime, 4 kërcime dhe 2 topa të vjedhur ndërsa ishte gati i pagabueshëm nga gjuajtjet e lira prej nga shënoi 7 herë nga 8 tentime dhe për kte performancë u notua me indeksin prej +27, më të lartin për një plejmejker kte javë.
  2. Në pozitën fundore më i mirë i xhiros së parafundit shpallet, Alban Veseli i Bashkimit që ishte lojtari më efikas në derbin prizrenas me 25 pikë, prej tyre 5 treshe nga 7 tentime, ndërsa shtoi edhe 5 kërcime, 4 asistime dhe për këtë kontribut u vlerësua me indeksin plus 26, më të lartin për një fundor kte xhiro.
  3. Në pozitën e alosë vjen kte javë luftëtari pejan, Daniel Lekndreaj me double double-in e tij prej 22 pikëve e 13 kërcimeve, derisa shtoi edhe 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për notën e shkëlqyeshme prej plus 37, më të lartën për një alo kte javë.
  4. Pozita e alo-qendrës na sjell edhe një luftëtar të Pejës, kte herë të shkëlqyeshmin, Stephen Maxwell i cili ishte figura qendrore në fitoren e Pejës me statistika kozmike: double double prej 37 pikëve e 13 kërcimeve, duke shtuar 4 asistime dhe 4 topa të vjedhur. Ajo që duhet theksuar ishte saktësia e tij e jashtëzakonshme nga loja pasi shënoi 14 dyshe nga 18 tentime dhe realizoi 9 nga 10 gjuajtjet e lira për indeksin kozmik prej plus 52.
  5. Dhe pesëshen e javës e mbyllim me edhe një lojtarë të Pejës, bëhet fjalë për qendrën Calvin Godfrey i cili përpak nuk shënoi triple double. Godfrey përveç se luajti me 23 pikë, 13 kërcime e 8 asistime… patjetër duhet theksuar se ishte i perfekt për treshe, pasi qëlloi 4 trepikësha nga po aq tentime, duke mos huqur asnjë dhe kjo për një qendër është e jashtëzakonshme. Për kte lojë, Godfrey u notua me indeksin fantastik prej plus 46 dhe ishte qendra më e mirë e javës së parafundit të pjesës së rregullt të Artmotion Superligës.

MVP I XHIROS 27

STEPHEN MAXËELL (PEJA)

Dhe adhurues të basketbollit, kte javë dilema për MVP nuk pati fare, sepse me  shifrat e tij kozmike prej 37 pikëve e 13 kërcimeve, duke shtuar 4 asistime e 4 topa të vjedhur dhe me indeksin kozmik prej plus 52, luftëtari pejan Stephen Maxwell shpallet lojtar i javës në ASIST.

Komentet janë të mbyllura.