Basketboll

VËLLAZNIMI RIKTHEHET NË SUPERLIGË PAS VETËM NJË STINORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimi është rikthyer në elitën e basketbollit të Kosovës, një vit pasi ra në Ligën e parë.

Gjakovarët e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të serisë finale ndaj Prishtinës së Re me shifrat 65-76.

Ishte ky një duel mjaftë interesant sonte me Prishtinën e Re që e kishte avantazhin pothuajse deri 5 minuta para fundit, por në momentet vendimtare ra koncentrimi i lojtarëve dhe Vëllaznimi arriti ta përmbysë rezultatin e ta fitojë sfidën e cila e rikthen në elitë pas vetëm një viti.

Michael Green ishte fantastik edhe sonte në triumfin e Vëllaznimit me 33 pikë, 7 kërcime e 3 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Bardh Rexha me 12 pikë e 15 kërcime dhe Ujkan Karanezi m 11 pikë.

Te Prishtina e Re sonte vetëm Dion Haxhosaj realizoi pikë dyshifrore, gjithsejt 24, por kishte edhe 20 kërcime.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme prej 2-0 në finale, Vëllaznimi vitin tjetër do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në Basketboll e Prishtina e Re do të luajë në ”play out” me Rahovecin.

Vlen të ceket se gjakovarët rikthehen në elitë pas një sezoni fantastik pa asnjë humbje sivjet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.