Under Header

spot_img

SOT NDESHJA VENDIMTARE E PRISHTINËS NË LIGËN BALLKANIKE

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbolldashësit kosovarë sot përveç Ligës Unike, mund t’a ndjekin edhe duelin vendimtar të skuadrës së Prishtinës në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltërit gjenden në Bullgari, ku do të ndeshen me Balkan Botevgradin në ndeshjen e cila përcakton se cila nga këto dy skuadra e siguron një vend në ”Final Four” të Ligës Ballkanike.

Në duelin e parë të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë, triumfoi ngushtë ekipi kosovar 85-83 e sot edhe me një humbje minimale (-1), Prishtina kalon tutje. Derisa në skenarët e tjerë nga -3 e tutje eliminohet.

Sfida fillon nga ora 18:00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet direkt në YouTube.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme