DARDAN BERISHA MVP I FINALES SË LIGËS UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Natën e mbrëmshme skuadra e Pejës u shpall kampione e Ligës Unike për stinorin 2021/22.
Pas përfundimit të ndeshjes u nda edhe çmimi për MVP-në e finales të cilin e fitoi kapiteni i Pejës, Dardan Berisha i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i verdhezinjëve në këtë sfidë vendimtare.
Berisha në finalen e djeshme ndaj Yllit luajti për 38 minuta me 22 pikë, 6 asiste e 4 kërcime.
Verdhezinjët mposhtën Yllin në finalen e Ligës Unike me shifra goxha të thella 72-87.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.