YLLI I REVANSOHET PEJËS, FITON DHE MBYLL STINORIN NË VENDIN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar derbin e xhiros së fundit në ArtMotion Superligën e Kosovës ndaj Pejës.
Therandasit kanë triumfuar sot ndaj pejanëve me shifrat 80-67.
Vendasit e nisën që në start më mirë, duke i fituar dy periodat e para (14-8, 26-21) dhe shkuan në pushim mes pjesëve me avantazh prej 11 pikëve apo 40-29.
Peja e nisi më mirë pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë 13-25 dhe mori avantazhin (53-54), por në periodën vendimtare, Ylli u rikthye përsëri në lojë duke e fituar thellë 27-13 dhe kështu e vulosi fitoren.
Te Ylli në këtë fitore sot u dalluan, Mikaile Tmusiq me 24 pikë prej tyre, 6 treshe, derisa u ndihmua edhe nga Dajuan Graf me 15 pikë, Henrik Shirko me 12 e Erjon Kastrati me 11 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Courtney Fells me 19 pikë, si dhe Daniel Lekndreaj e Stephen Maxwell me nga 10 pikë secili.
Me 22 fitore e 6 humbje dhe në pozitën e parë dhe poashtu me përparësi të terenit vendas, Ylli kualifikohet direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it të ArtMotion Superligës, derisa Peja e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e tretë me 18 fitore e 10 humbje dhe në çerekfinale të ”play off”-it luan me Bashkimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.