ÇAIRI I SHKUPIT NË KRYE ME METIN THAÇIN, NESËR FILLON RRUGËTIMIN FINAL PËR ELITËN MAQEDONASE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur më pak se dy ditë nga fillimi i “play off”-it në Ligën e parë maqedonase të basketbollit.
Shumëkush mund të pyet se çfarë ka rëndësi kjo, por në fakt duhet të ketë vëmendje sepse një ekip puro shqiptar, si Çairi i shkupit me bazë pothuajse komplet shqiptare, është kandidati kryesor për inkuadrim në elitën e basketbollit maqedonas sivjet.
“BC ÇAIR 2030” klubi i formuar para pak viteve, është afër të shkruajë historinë dhe të inkudrohet në rangun më të lartë të basketbollit maqedonas, çka do të ishte sukses i madh.
Ndeshjen e parë ekipi shqiptar i udhëhequr nga talenti Meti Thaçi i cili është edhe i biri i Mujo Thaçit, legjendës shkupjane të basketbollit, me 27 prill ose saktësisht pasnesër e fillon rrugëtimin vendimtar ndaj ekipit të Vodno Suns, për të tentuar dy fitore të serisë të cilat do t’a plasonin në gjysmëfinale.
Ekipi i Çairit, stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e parë me 21 fitore dhe vetëm 1 humbje, andaj në këto seri do e ketë përparësinë e terenit vendas dhe fillimisht do të ndeshet kundrejtë vendit të tetë (8) në serinë çerekfinale.
Vlen të ceket se në këtë skuadër luajnë 10 basketbollistë shqiptarë, karshi 3 maqedonasve dhe klubi ka të ardhme goxha të ndritur.
Shpresojmë dhe besojmë që ta shohim përsëri dhe pas një kohe të gjatë një klub shqiptar në elitën e basketbollit maqedonas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.