SKUADRA TURKE – BAHCESEHIR KOLEJI KAMPIONE E RE E FIBA EUROPE CUP
Prishtinë(AsistiOnline) – Nata e sontme ka qenë përcaktuese për titullin e kampionit në garën ndërkombëtare evropiane dhe prestigjioze, FIBA Europe Cup.
Skuadra turke, Bahcesehir Koleji është shpallur kampione, pas fitores së dytë rresht (2-0) në serinë finale ndaj ekipit italian Reggiana 90-74 sonte e në duelin e parë 69-72, derisa rezultati nga dy ndeshjet është 162-143.
Në fitoren e sontme të ekipit nga Stambolli e cila kishte vlerë të madhe u dalluan katër amerikanët e klubit me pikë dyshifrore, Jamar Smith me 17, Jamal Jones me 14 dhe Tarik Black e Sam Dekker me nga 12 secili.
Te Reggiana lojë të mirë shfaqën, Arturs Strautins e Stephen Thompson me nga 19 pikë secili.
Është ky titulli i parë në të gjitha garat në historinë 5 vjeçare të klubit turk.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.